Telegrafi

OBRM-PDUKM: I paafti Filipçe nuk arriti të sigurojë vaksina të mjaftueshme për gripin sezonal

I paafti Filipçe jo vetëm që është vonë me masat për pandeminë, por ai është vonë edhe me vaksina të thjeshtë të gripit për të cilën qytetarët në një periudhë të tillë pandemie kanë nevojë shtesë. I paafti Filipçe jo vetëm që është vonë me vaksinimin, por ai gjithashtu nuk arriti të sigurojë vaksina të mjaftueshme për qytetarët, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

“I paafti Filipçe është vonë me gjithçka! I paafti Filipçe nuk vonon vetëm kur bëhet fjalë për interesat e tij, llogaritë e tij. Kur interesat e tij janë në rendin e ditës, Filipçe vepron në kohë. Kur interesat e qytetarëve janë në rendin e ditës, Filipçe jo vetëm që është vonë, por ai po bën diçka të gabuar. Prandaj i paafti Filipçe duhet të largohet!

Dorëheqja Filipçe, menjëherë!”, theksojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/