Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM organizon protestë kundër vazhimit të paraburgimit të Edmond Themelkos

OBRM-PDUKM sonte do të organizojë protestë për shkak të vazhdimit të paraburgimit të Edmond Themelkos, ish kryetarit të komunës së Pustecit.

Protesta duhet të fillojë në ora 19, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Këta ditë OBRM-PDUKM-ja ka reaguar për paraburgimin e Themelkos, pasi që ai qenka në gjenjde të rëndë shëndetësore.

Për OBRM-PDUKM-në, vendimi për paraburgim është rezultat i shtypjeve politike dhe nuk ka asnjë bazë për vazhdim të masës paraburgim, që kalon në dënim nga masa për sigurim të të akuzuarit.

Themelko është njëri nga të akuzuarit për parregullsi zgjedhore, në rastin “Titanik”. Ai është arrestuar në Shkup, më datë 26 shtator./Telegrafi/

Exit mobile version