Telegrafi

OBRM-PDUKM: Oliver Spasovski dhe MPB dy ditë heshtin për rastin e plagosjes së dy fëmijëve në Strumicë

Në një kumtesë për media, Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM, akuzoi MPB dhe ministrin Spasovski, duke thënë se ai bënte bujë për një veturë të palarë, ndërsa tani mbetet i fshehur dhe nuk tha as edhe një fjalë të vetme të keqardhjes për dy fëmijët të cilët u goditën nga plumbat e policëve joprofesionalë dhe të paaftë dhe nuk jep asnjë reagim për kërkesat për shkarkim të kreut të policisë në Strumicë Trajanço Projkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘OBRM-PDUKM paralajmëronte se për shkak të paaftësisë së vet, LSDM do ta pëcjellë kaosin në institucionet e shtetit. Ai kaos në polici vë në rrezik jetën e njerëzve dhe është faj direkt i LSDM-së me politikat e tyre kadrovike në MPB, ku me largimin nga puna të profesionistëve të dëshmuar dhe punësim të ushtarëve partiak vehet në rrezik paqja dhe siguria’, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/