Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nxënësve të shkollave të mesme, fëmijëve pa prindër dhe të papunëve tu jepen nga 3.000 denarë

Qeveria ka pranuar të ndihmojë një pjesë të ekonomisë dhe me këtë industria ushqimore do të marrë çmim fiks të rrymës që është më i ulët se çmimi në tregun e lirë, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Partia me amendamentet propozon të ketë mbështetje financiare prej 3.000 denarëve për të gjithë prindërit që janë të vetë dhe nuk janë nën kujdesin e askujt, e jo vetëm për ata fëmijët e të cilëve janë nën moshën 7 vjeçare dhe janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar.

“Kërkojmë 3.000 denarë mbështetje financiare mujore për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore, 3.000 denarë për të papunët që janë punëkërkues aktivë, si dhe për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar.

Gjithashtu, besojmë se mbështetja për pensionistët është e pamjaftueshme dhe nuk i mbulon të gjithë dhe për këtë kërkojmë që të gjithë pensionistët me të ardhura deri në 18.000 denarë të marrin mbështetje financiare mujore prej 3.000 denarëve, ata që kanë deri në 30.000 denarë të marrin 2.000 denarë në muaj, kurse pjesa tjetër 1.000 denarë në muaj”, tha Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/