Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk do të pranojmë ndryshim të emrit pa referendum

OBRM-PDUKM në Kongresin në Vallandovë e prezantoi Strategjinë për hyrje në BE dhe NATO sipas së cilës kjo parti mbetet në vijën e eurointegrimeve, por thekson se nuk është i mundur ndryshimi i emrit të shtetit nëqoftë se për këtë nuk ka pajtim nga shumica e qytetarëve të vendit.

Strategjia dhe politika e partisë është vërtetuar – nuk ka ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë, OBRM-PDUKM nuk do të pranojë ide dhe propozime që do të kishin rrezikuar popullin maqedonas dhe identitetin, gjuhën dhe kulturën e tij. OBRM-PDUKM si parti e përgjegjshme dhe popullore nuk do të lejojë asnjë zgjidhje të pranohet nga politikanë dhe individë pa mbajtjen e referndumit për këtë çështje, ku do të merrej pajtimi nga shumica e qytetarëve, tha Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/