Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk do të negociojmë për kombësinë e Goce Dellçevit

Blagica Lasovska nga OBRM-PDUKM thotë se duhet të ketë linja të kuqe në bisedimet me fqinjët.

Kjo linjë e kuqe, sipas saj, duhet të mbahet për t’u ruajtur dinjiteti dhe respekti ndaj popullit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, Qeveria e re e udhëhequr nga partia e saj nuk do të negociojë “nëse jemi maqedonas apo çfarë nacionaliteti ka pasur Goce Dellçev”.

“Sa i përket Marrëveshjes me Bullgarinë, s’ka negociata nëse jam maqedonase, maqedonas. Nuk do të ketë bisedime nëse Goce Dellçev ka qenë maqedonas apo bullgar. Ju lutem, duhet të kemi linja t kuqe”, tha Lasovska./Telegrafi/