Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nuk do të merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Nga kjo parti thonë se shënimi i përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në vend të agjendës shtetërore, është bërë promovim partiak dhe politik.
“Nëse vërtetë shqetësohen për frymën e marrëveshjes, atëherë partitë do të angazhoheshin më shumë për rikonstruimin e rrugëve në Tetovë, Gostivar, Kumanovë ose për zgjidhjen e problemit me ujin për pije në Tetovë”.
“Dhe sigurisht do të angazhoheshin për servisimin e makinave për shuarjen e zjarreve. Në vend të kësaj, koalicioni në pushtet përparësi i ka dhënë krimit dhe korrupsionit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se as kryetari Hristijan Mickoski, as përfaqësues tjerë nga partia nuk do të marrin pjesë në festën për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Nuk ka nevojë për paradë parazgjedhore në kushte të krizës së rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Marrëveshja e Ohrit është punë e kryer. Paratë mund të përdoren për shumë qëllime tjera”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/