Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk do të lejojmë vendime kundër interesave shtetërore dhe kombëtare

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate me shkrim për mediat thekson se ndjen përgjegjësi të mbrojë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të cilët votuan për koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” dhe për shkak të respektit ndaj tyre nuk do të lejojë të merren vendime që janë kundër interesave shtetërore dhe kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev dhe LSDM shikojnë pozitivitiet në platformën e Tiranës dhe nuk e kanë problem të debatojnë për ndryshimin e himnit, stemës dhe flamurit me qëllim që shqiptarët të përfaqësohen njëjtë. Nuk e kanë problem të marrin përgjegjësi ta ndërrojnë emrin në afat prej një viti, vetëm që të përmbushte kërkesa e platformës së shqiptarëve për hyrje më të shpejtë në NATO. Nuk e kanë problem ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe, nuk e kanë problem t’i ndryshojnë bankënotat dhe uniformat. Duke pasur parasysh se detajet e negociatave i mbajnë të fshehura, kush e di se për çfarë tjetër janë të gatshëm”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/