Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja në mënyrë të dhunshme dhe kontrabanduese dëshiron ta miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike.
Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM nuk i respekton vërejtjet e ekspertëve dhe sipas tyre, kjo do
të thotë se Zaevi dëshiron t’i shpëtojë nga përgjegjësia bashkëpunëtorët e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me Ligjin për Prokurorinë Publike, Zaevi propozon që Ruskovska dhe Joveski të mund të ndryshohen me shumicë prej dy të tretave në Këshillin e Prokurorëve Publik. Këtë e dëshiron si garancë që të vazhdojë t’i realizojë dëshirat e tij dhe të zbatojnë drejtësi selektive”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se është bërë e qartë se cili është qëllimi i pushtet me sjelljen e ligjit të ri për Prokurorinë./Telegrafi/