Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM deklarojnë se krimi dhe korrupsioni në vend po rriten, ndërsa në qershor nuk do të ketë datë për negociata me BE-në.

Sipas tyre, qeverisja e papërgjegjshme dhe kriminale shihet nga zyrtarët ndërkombëtarë edhe është mjaft e pritur, pasi nuk do të ketë përgjegjësi, nuk do të ketë datë për negociata në qershor.

“Data për fillimin e negociatave nuk do të ketë për shkak se për pushtetin më e rëndësishme është krimi, se sa projektet”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM kujtojnë se si ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska pranoi skandalin milionëshe me Fondin Pensional, dhjetëra të rinj dhe të moshuar të cilët vdiqën nga epidemitë e gripit dhe fruthit, ndërsa ministrja shpërndante tenderë të përgjakshëm

Maqedonia në qershor pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, ndërsa të njëjtën gjë e pret edhe Shqipëria./Telegrafi/