Telegrafi

OBRM-PDUKM nuk përjashton bojkotimin e zgjedhjeve për kryetar shteti

Partia opozitare OBRM-PDUKM nuk ka qëndrim përfundimtar për bojkotimin e zgjedhjeve për kryetar shteti që do të mbahen më 21 prill të këtij viti.

Nga kjo parti thonë se hapat e ardhshëm do të varen nga veprimi i partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin i shqyrtojmë të gjitha opsionet që do t’i ndërmarrin dhe normalisht do të vendosim kur do të kemi përgjigje nga Qeveria për veprimin e tyre të mëtejshëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev.

Në pyetjen nëse bojkoti është opsion, Janushev tha se hapat e ardhshëm varen nga veprimi i LSDM dhe BDI-së, përkatësisht nga garnitura qeverisëse./Telegrafi/