Telegrafi

OBRM-PDUKM nuk pajtohet me raportin e KE-së

Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Rekomandimi i Komisionit Evropian për nisje të bisedimeve, sipas OBRM-PDUKM-së është pjesa më e rëndësishme në raportin e fundit, por në të njëjtën kohë e vetmja pjesë ku kjo në të cilën kjo parti pajtohet. Për kryetarin e kësaj partie, Mickoski, të papranueshme janë vlerësimet për reformat e nisura në gjyqësi, sektorin kundërzbulues dhe administrata publike.

Mickoski akuzoi Zaevin dhe Dimitrovin se kanë keqpërdorur infrastrukturën dhe buxhetin për privatizim të procesit integrues dhe për shpërndarje lajme të rreme kundër opozitës.

Mickoski paralajmëroi sukses, edhe me metodologjinë e re, vetëm nëse OBRM-PDUKM formon Qeveri në prill.

Ndryshe, para dy ditësh, Komisioni Evropian dha velrësime pozitive dhe kërkoi dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve./Telegrafi/