Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk mbështesim ndryshimet kushtetuese, plani i treshes LSDM-BDI-Gruevski ra

Nga OBRM-ja opozitare thonë se përfundimisht nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ku sipas tyre, janë nën diktatin bullgar dhe të planifikuara nga plani i treshes, Gruevski, LSDM dhe BDI.

“Boshti BDI, LSD dhe Gruevski nuk ia dolën as planit të fundit, i cili me kohë u pengua dhe u ndalua, ku bëhej tregti me amnisti, me çka u mbrojtën interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Për të mos humbur kohën e qytetarëve dhe shtetit duhen zgjedhje të shpejta, ku populli të shprehë mendimin e tij për këtë çështje, kjo është e vetmja mënyrë e përgjegjshme dhe konsekuente”, thonë nga OBRM-PDUKM.