Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk kemi marrë ftesë për bisedime për ndryshimet kushtetuese

OBRM-PDUKM deri më tani nuk ka marrë ftesë për ndonjë bisedë për amendamentet kushtetuese, por siç theksojnë, nuk do të refuzojnë takim, por do të përsërisin se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Për AIM-në nga OBRM-PDUKM thonë se nuk është problem të marrin pjesë, por se në takime të tilla do të përsëritet se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe se kjo përbërje e qeverisë nuk e ka mandatin për punë të tilla.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha sot se deri më tani ka pasur koordinime joformale, por mendon se ky vit duhet të fillojë me një grup formal të konsultimeve dhe debateve publike.

Osmani vlerësoi se duhet bërë dallimi mes thelbit të problemit, që është nëse janë problematike ndryshimet kushtetuese dhe interesit politik të partisë për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/