Nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme, le të merren vesh Kovaçevski dhe Arsovska në takime të fshehta për masat për ajër më të pastër për popullin, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Të gjitha masat që i ka Jançeva apo ndonjë këshilltar nga LSD-ja mund t’i jepen Kovaçevskit, i cili është në koalicion të fshehtë me Arsovskën dhe për të cilin bashkëpunim OBRM-PDUKM e ka tërhequr mbështetjen për kryetaren.
Kovaçevski në takimet me Jakimovskin dhe Arsovskën, përveç tenderëve, mund të organizojë edhe disa të mira për qytetarët, si ajër më të pastër”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Edhe në LSD-ja deri më tani, siç shtojnë në shkrimin e partisë së Mickoskit, është dashur ta kuptojnë se kryetari i tyre është në koalicion me Arsovskën, ndërsa fryt i kësaj është drejtori i NTP-së, staf i LSD-së, ndërmarrje përmes veprimit efektiv të së cilës mund të zvogëlohet ndotja./Telegrafi/