Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk janë askund 16 siptalet e modeluara

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM sot përmes një deklarate kërkojnë që Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe të jep dorëheqjen.

Ata fajësojnë ministrin sepse nuk ka vend në klinika, ndërsa nuk janë askund, sipas tyre, 16 spitalet e modeluara të paralajmëruar.

“Të njëjtat u paralajmëruan në mënyrë bombastike në gjysmën e parë të korrikut ose edhe para zgjedhjeve të 15 korrikut. Duket se njoftimi u përdor për qëllime zgjedhore. Përveç faktit që një vend ka filluar të mbarojë vendet e lira në klinika, personeli mjekësor gjithashtu ka filluar të largohet nga institucionet shëndetësore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lidhur me kapacitetet e spitaleve, Ministri Filipçe dje për “360 gradë” konfirmoi se klinika infektive në Shkup nuk ka më vende dhe spitali modular është në përdorim që prej natës së kaluar. Sidoqoftë, në deklaratën e tij ai tha se nuk ka nevojë për panik dhe sistemi mund të ballafaqohet me situatën./Telegrafi/