Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk është arritur marrëveshje me BDI-në, kërkojmë zgjedhje të reja

OBRM-PDUKM-ja njoftoi se marrëveshja me BDI-në nuk është arritur. Ata thonë se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjidhja përfundimtare e krizës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” si fituese të zgjedhjeve të fundit, mendojmë se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike dhe jo thellimit të saj. Dhe mendojmë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte vendim i pjekur”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Ata gjithashtu thonë se çdo vendim tjetër do të ishte problematik dhe se nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre parimore./Telegrafi/

Exit mobile version