Telegrafi

OBRM-PDUKM nuk e njeh Xhaferin, nuk i shkon as në koordinim

Partia më e madhe në përbërjen e tanishme të Kuvendit të Maqedonisë, OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk shkon në takimin koordinues nga Talat Xhaferi për fatin e komunave dhe pushtetit lokal, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Talat Xhaferi e thirri këtë takim për të gjetur gjuhë të përbashkët në mes partive për fatin e komunave të vendit dhe për të marrë informacione rreth krizës politike.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk e njohin kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë pasi i njejti, sipas tyre, nuk është zgjedhur në mënyrë të rregullt ligjore dhe grupi i tyre parlamentarë nuk do të merr pjesë në seancën koordinuese. /Telegrafi/