Sonte para objektit të Prokurorisë Themelore Publike u mblodhën përkrahësit e OBRM-PDUKM-së.
Ashti siç theksuan, ky është marsh për drejtësinë, do të nisë nga Prokuroria Themelore publike dhe do të përfundojë përpara Gjykatës së Lartë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e protestuesve janë nga Shkupi, por ka edhe të tjerë nga qytetet tjera të Maqedonisë.
Ndryshe, para një jave edhe LSDM marshoi për drejtësi./Telegrafi/