OBRM-PDUKM-ja në një kumtesë ka reaguar ndaj Ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, duke thënë se vazhdon t’i gënjejë bujqit
“Ai nuk e sheh si problem as kur çmimi i shalqirit lëviz nga 2-3 denarë kur kthehen dërgesat me domate nga jashtë, për shkak të sëmundjeve karantine, kurse pritet të kthehet edhe një pjesë e madhe të pjeshkave. Edhe një gënjeshtër janë mjetet shtesë për domatet të cilat do të dërgohen në vendet për përpunim, ku dihet se shumica e tyre fillojnë në punë në fund të muajit gusht dhe fillim të shtatorit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata më tej thonë se Nikollovski duhet t’i plotësojë edhe premtimet që ja u dha bujqve. Sipas OBRM-PDUKM-së, ai premtoi se 15 ditë para blerjes do t’i shpallë dhe do t’i garantojë çmimet blerëse edhe për blerësit edhe për prodhuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bujqit nuk janë të detyruar t’i durojnë premtimet boshe të Nikollovskit dhe Zaevit. Bujqit janë përçmuar, kurse dinjiteti i tyre është shkelur. Shteti dhe bujqësia po fundosen në të gjitha aspektet”, theksojnë nga partia opozitare.
Në fund nga kjo parti shtojnë se Nikollovski është i padobishëm dhe nuk ka kapacitet të udhëheq Ministrinë e Bujqësisë./Telegrafi/