Thuajse të gjithë subjektet politike nga Maqedonia kanë shkruar telegramë ngushëllimi drejtuar popullit dhe atoriteteve turke në Turqi për viktimat nga sulmi terrorist, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjithçka do ishte normale nëse shërbimet e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë do të përditësonin informacionet me kohë në lidhje me seksionin se kush e përfaqëson Maqedoninë në Ankara.
Nga kjo neglizhencë e MPJ u gënjye edhe OBRM-PDUKM e cila për ngushëllimin e nisi në adresë të gabuar. OBRM-PDUKM e drejtoi ngushëllimin deri tek Shpresa Jusufi, ndërsa ambasador aktual i Maqedonisë në Ankara është Zllatko Mucunski.
Përndryshe, në dokumentin e siguruar nga Telegrafi Maqedoni shihet se OBRM-PDUKM ka gabuar edhe në shtetin që përfaqëson ish ambasadorja Shpresa Jusufi, duke shkruar se ajo përfaqëson Turqinë në Maqedoni e jo Maqedoninë në Turqi./Telegrafi/