Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se LSDM po përpiqet më kot të bindë qytetarët se ekonomia e vendit po shkëlqen.
“LSDM-ja që kurë është në pushtet ekonominë e Maqedonisë e shtyn vetë drejtë humnerës. Qytetarët i ndjenjë politikat e këqija të Zaevit. Mbi 500.000 jetojnë në mjerim”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje shtojnë se rreth 18.500 qytetarë u larguan nga Maqedonia, prej të cilëve rreth 8.000 nuk u kthyen.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2019, të ardhurat nga taksat regjistruan një rënie mesatare prej 3.4% në terma nominalë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/