Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM nesër do të organizojë protestë në Manastir

OBRM-PDUKM bën thirrje për një protestë në Manastir, nesër në orën 13.30, ku do të drejtohet kreu i partisë Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUK thonë se protestat do të fillojnë para sallës sportive në Manastir, gjatë rrugës së Shtëpisë së Kulturës, përpara monumentit të Goce Dellçevit.

Protestat do të mbahen në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, e cila do të zhvillohet në Prespë, Greqi, pasuar nga takimet dhe dreka në territorin maqedonas. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias. /Telegrafi/

Exit mobile version