Telegrafi

OBRM-PDUKM nesër proteston në 11 qytete të Maqedonisë

OBRM-PDUKM bëri të ditur se nesër do të protestojë në 11 qytete të Maqedonisë.

“Vazhdojmë, bashkërisht me popullin kundër shitjes së atdheut. Populli zgjohet dhe nuk ka kthim prapa. Turpi i Zaevit nuk është i përbashkët. Të mos lejojmë Zoran Zaevi ta ndryshojë historinë, por t’i japim mesazh se duhet të shkojë në histori”, thuhet në thirrjen e OBRM-PDUKM-së për protestë.

Ata sqarojnë se në ora 18:00 në 11 qytete të Maqedonisë do të protestohet.

“Është koha që qytetarët e Kriva Pallankës, Sveti Nikoles, Kratovës, Negotinos, Strumicës, Gjevgjelisë, Strugës, Krushevës, Kërçovës, Makedonski Brodit dhe Gostivarit të unifikohen kundër të kqees së quajtur Zoran Zaev”, thohet në njoftim./Telegrafi/