Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nëse LSDM do të pranonte propozimet tona, sot qytetarët do të paguanin derivate me çmime më të lira

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përmes një komunikate për mediat ka treguar se nëse propozimi i tyre do të pranohej nga LSDM, nga sot qytetarët do të paguanin derivate me çmime më të lira e jo me çmime ndër më të shtrenjtat në rajon.

“Nga sot deri në 25 denarë do të liroheshin derivatet, nëse LSDM-ja nuk do ta refuzonte propozimin e OBRM-PDUKM-së për uljen e akcizës dhe TVSH-së. Në çmimin e benzinës pa plumb 95, akciza merr pjesë me 22 denarë, ndërsa TVSH-ja me 16,78 denarë, pra çmimi i të njëjtës tani është 110 denarë. Nëse LSDM-ja e pranonte propozimin e OBRM-PDUKM-së, nga nesër do të shitej për 86,3 denarë. Domethënë gati 24 denarë më lirë. Benzina pa plumb 98 sot shitet me çmim prej 112 denarë, në atë çmim është llogaritur akciza prej 22 denarë dhe TVSH prej 17,1 denarë. Nëse LSDM-ja do ta pranonte propozimin e OBRM-PDUKM-së sot, çmimi i benzinës pa plumb 98 do të ishte 88,1 denarë. E njëjta pamje është edhe me naftën, ku akciza merr pjesë me 15,5 denarë në çmimin e përgjithshëm, si dhe TVSH-ja me 15,5 denarë, e cila e shet për 102 denarë, për dallim nga tani nëse do të ishte pranuar propozimi i OBRM-PDUKM-së dizeli sot do të shitej për 82,4 denarë, ose gati 20 denarë më lirë. Implikimi buxhetor i uljes me 50% të akcizës në vit është rreth 50 milionë euro. Këto janë para nga të cilat Kovaçevski dhe LSDM nuk duan të heqin dorë dhe me çdo kusht duan t’i marrin nga xhepat e qytetarëve, që të kenë më shumë para për të vjedhur. Implikimet buxhetore për buxhetin e shtetit janë të parëndësishme, por përfitimet për qytetarët do të ishin të mëdha. Gjithashtu,  duhet të kemi parasysh se ulja e çmimit të karburanteve do të ndikojë në uljen e shërbimeve të transportit, kostove në bujqësi dhe industri. Ulja e çmimit të karburanteve do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe më shumë para si në ekonomi ashtu edhe për qytetarët. LSDM nuk di të menaxhojë ekonominë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë së për shkak të pakënaqësive që ka OBRM-PDUKM me pushtetit, do të organizohet dhe një protestë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI, më 18 qershor para objektit të qeverisë.