Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nëse LSDM do përgjegjësi për të gjithë është mirë që të fillojnë nga kryetari i tyre

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në Kuvend ka dorëzuar iniciative për të parandaluar faljen e politikanëve.

Sipas propozuesve të këtij ligji, deputetëve të LSDM-së, me këtë nen dhe ligj bëhët parandalimi i ikjes së përgjegjësisë ndaj veprave penale dhe shpëtim nga dënimet nga veprat penale me faljen e kryetarit të shtetit.

Kanë reaguar nga OBRM-PDUKM-ja duke thënë se LSDM-ja për përgjegjësi duhet të fillojë nga kryetari i tyre, Zoran Zaev.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaev është kryeministri i parë në botë që është amnistuar për krim prej 200,000 euro.

Nga OBRM-PDUKM-ja, Zaevin e lidhin edhe me shumë afera tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version