Telegrafi

OBRM-PDUKM: Në zgjedhjet presidenciale qytetarët do të dalin masovikisht

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase bëhet thirrje në dalje sa më masovike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për t’i dhënë karton të verdhë LSDM-së.

“Karton të kuq në zgjedhjet e ardhshme kuvendare për të shkuar në histori”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre tashmë dy vite që kur LSDM është në pushtet shteti është degraduar ndërsa sundimi i së drejtës duhet përsëri të kthehet.

“Tenderët krimnal, lidhjet familjare me funksionarë të lartë si kush për punësim në administratën  shtetërore, krimi nëpër rrugë, shkatërrimi i shëndetësisë dhe arsimit nuk duhet të jenë përditshmëria jonë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Zoran Zaevi iku nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare për shkak se e din se do të pësojë disfatë.

OBRM-PDUKM bën thirrje qytetarëve të dalin masovikisht në zgjedhjet presidenciale dhe t’i tregojnë LSDM-së, siç thonë nga kjo parti, vendin në histori./Telegrafi/