Telegrafi

OBRM-PDUKM: Në vitin 2020 nuk guxon të përsëriten gabimet e së kaluarës

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se në vitin 2020 duhet t’i jepet fund qeverisë së Zoran Zaevit.

Ata thonë se këtë vit nuk duhet të përsëriten gabimet e të kaluarës, siç janë krimi dhe korrupsioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata 500 mijë qytetarË, të cilët jetojnë në varfëri dhe ishin të harruar nga pushteti do ta dërgojnë Zaevin në pension politik. Të gjithë ata që gjatë këtyre tre viteve ishin të vjedhur, të shtypur dhe të nënçmuar nga ky pushtet do të thonë mjaft është, për shkak se dëshirojnë të ardhme më të mirë për vendin e tyre”.

“Po vjen koha për rinovimin e Maqedonisë, koha për reforma thelbësore dhe Maqedoni, të suksesshme dhe me prosperitet. OBRM-PDUK ka plan dhe di si shtetin tonë ta vendos në korsinë e shpejtë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. OBRM-PDUKM mund dhe di si shtetin tonë ta afroj deri te standardet evropiane dhe vlerat tradicionale perëndimore”, thonë nga partia opozitare.

Ata shtojnë se qytetarët me 12 prill do të zgjedhin sistem të meritave, në vend të nepotizmit./Telegrafi/