Telegrafi

OBRM-PDUKM: Në vend të planit për jetë, sollën plan për ridefinim të shtetit

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim ka akuzuar LSDM-në se po mundohet që me kominikate të largojë vëmendjen nga tema kryesore e cila i intereson popullit, që sipas tyre është nëse LSDM-ja ka pranuar ose jo Deklaratën e partive shqiptare. Nga partia në pushtet gjithashtu thonë se LSDM-ja po mundohet që me ekspertët e saj të mbrojë elementet e Deklaratës së shqiptarëve, që sipas tyre ka elemente për ridefinimin e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët në zgjedhjet e fundit u mashtruan me projekte të dyshuara, të cilat sot përsëri i aktualizojnë, të cilët në vend të planit për jetë sollën plan për ridefinimin e shtetit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/