Partia opozitare maqedonase sot përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia tashmë një vit është në pritje të jetë të cilën e ka premtuar Zoran Zaev. Sipas kësaj partie, në vend të jetës qytetarët morën pikëllim dhe mjerim.
“Varfërim me përmasa deri tani të papara, shëndetësi e shkatërruar, ekonomi e cila fundoset dhe gjyqësi e cila në vend se t’i shërbejë qytetarëve i shërben pushtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, keqmenaxhimi i pushtetit arrin përmasa të reja me milionat të cilat janë planifikuar të shpenzohen për anketën më të shtrenjtë në historinë e Maqedonisë, referendumi konsultativ për ndryshim të emrit kushtetues të Maqedonisë.
“OBRM-PDUKM-ja propozon që “një milion e 300 mijë euro të planifikuara në vend që të hidhen në ujë për promovim të marrëveshjes kapitulluese të Prespës të destinohen për ndërtimin e shkollës ‘Kiril Pejçinoviq’ në Tetovë”, thonë nga partia opoitare./Telegrafi/