Telegrafi

OBRM-PDUKM: Në vend të jetës, qeveria ka sjellë nënçmim dhe mjerim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pushteti i LSDM-së e ka ngrirë jetën e qytetarëve dhe në vend të jetës, sipas tyre, ka sjellë neveri dhe mjerim.

“Nuk ka fund për nënçmimet, reketimin, krimin, korrupcionin dhe përndjekjen politike. Në Maqedoni në vend se drejtësi dominon kryesia kriminale dhe klani Zaev të cilëve gjërat më të rëndësishme u janë marihuana dhe tenderët kriminel. Për këtë qeveri
kriminale nevojat dhe interesat e qytetarëve janë të pa rëndësishme, është e rëndësishme që në shpinë të qytetarëve të mbushin xhepët e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se çdo ditë qytetarët varfërohen dhe mbi 500 mijë familje jetojnë në varfëri të skajshme.

Nga kjo parti thonë se në zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 12 prill, do të merr fund karriera politike e Zoran Zaevit./Telegrafi/