Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Në Maqedonia ka 100 kompani të huaja, me 22 mijë qytetarë të punësuar

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese për media i është përgjigjur deklaratës së sotme të zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili tha se do të përkrahë investitorët e huaj varësisht të interaksionit me kompanitë vendore. Nga OBRM-PDUKM thonë se, zv.kryeministri tregon mosnjohje klasike të çështjes për të cilën është përgjegjës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jo vetëm që ka bashkëpunim të kompanive vendore me ato të huajat, por ai vazhdimisht rritet”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Lexo po ashtu Angjushev: Do të përkrahim investitorët e huaj, varësisht të interaksionit me kompanitë e vendit

Sipas tyre, në Maqedonia ka mbi 100 kompani të huaja të cilat punësojnë 22 mijë qytetarë dhe se pjesa më e madhe e tyre bashkëpunojmë me të paktën 500 kompani vendore.

Nga kjo parti akuzojnë qeverinë e LSDM-së, për mosinvestim të huaj edhe pas një muaji të kaluar në pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version