Telegrafi

OBRM-PDUKM në bisedime për Qeveri edhe me Lëvizjen ZNAM

Mbrëmë ka pasur takim mes grupeve të punës të Lëvizjes ZNAM dhe OBRM-PDUKM-së për bashkëpunimin e ardhshëm në Qeverinë e re.

Në mbledhje është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platforma politike për bashkëpunim.

Bisedimet për formim të Qeverisë, OBRM-PDUKM-ja e Hristijan Mickoskit zhvillojnë edhe me VLEN-in nga kampi politik shqiptar.

Ndryshe, formimi i Qeverisë së re në Maqedoni pritet të votohet në fillim të muajit qershor, pas certifikimit zyrtar të KSHZ-së./Telegrafi/