Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ne besojmë në fitore bindëse edhe pse LSDM ka keqpërdorur pushtetin

OBRM-PDUKM-ja me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ka numëruar disa shkelje, që sipas tyre LSDM-ja dhe pushteti i kanë bërë në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët. Qeveria e Zaevit ka treguar fytyrën e zezë para qytetarëve. Keqpërdorimi i të mirave të qeverisë, si këtë herë nuk është parë. Procesi zgjedhor është dëmtuar. Dje, në heshtje zgjedhore ka pasur blerje të votave dhe prishje të rregullave sipas ligjit për zgjedhje. Gazetarë dhe qytetarë janë penguar dhe janë kërcënuar që të kryejnë obligimin e tyre. Me siguri, mund të them, se do t’i përdorim të gjithë mjetet ligjore. Me përqindjen e madhe të daljes qytetarët dënuan këtë qeveri. Ne besojmë në fitore bindëse edhe pse LSDM ka keqpërdorur pushtetin” thanë nga OBRM-PDUKM-ja.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version