Telegrafi

OBRM-PDUKM ndyshoi mendje, doli në protesta dhe bllokoi rrugët

Megjithëse paralajmëruan protesta vetëm në ora 18:00 të ditësë së sotme, si duket OBRM-PDUKM-ja ndërroi mendje dhe doli me një njoftim tjetër të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo paralajmëroi protestë pasdite, kështu edhe veproi. U bllokua udhëkryqi te ”Mavrovasja”. Sllagjana mitovska deklaroi se protestohet kundër hakmarrjes ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Sipas protestuesve, edhe pse qeveria thotë se ofron standard jete më të mirë për qytetarët, në realitet e largon vendin nga euro-integrimet./Telegrafi/