Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ndryshimi i emrit të Maqedonisë është tragjedi dhe jo lojë fëmijësh

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një kumtese për media thekson se ndryshimi i emrit të Maqedonisë, ndryshimi i Kushtetutës, traditës dhe kulturës është tragjedi dhe jo kompromis i fëmijëve në kopshte.

Nga kjo parti shtojnë se mohimi i identitetit maqedonas është turp për çdo qytetar që ndjehet maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev edhe një herë ka prezantuar joseriozitetin e tij ndaj marrëveshjes së dëmshme me Greqinë. Sjellje të tillë për një temë kaq serioze, nuk ka pasur asnjë politikan në shtet. Qytetarët janë të vetëdijshëm se atë që e bën Zaevi tani, nuk e ka bërë askush”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ato në fund shtojnë se qytetarët e Maqedonisë kanë ndërgjegje politike dhe pjekuri dhe nuk mbështetin marrëveshje të dëmshme./Telegrafi/