“Ndryshimi i emrit, Kushtetuës, identitetit, gjuhës si dhe anulimi i gjithçka që është maqedonase vetëm për LSDM-në është lajm i mirë.
Zaev për të satën herë i gënjeu qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Duke u betuar në pasardhësit e tij dhe në gjeneratat e ardhshme premtoi se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën, identitetin dhe gjuhën. Betohej dhe përsëri gënjeu. Marrëveshja për ndryshimin e emrit që e nënshkruan Zaevi dhe Dimitrovi me Greqinë është e dëmshme dhe kapitulluese. Me këtë marrëveshje Qeveria e LSDM-së dhe Zaevi e vulosin fatin e shtetit dhe ndryshojnë emrin përgjithmonë. Me këtë marrëveshje Zaevi e nënçmoi popullin maqedonas.
Portat e BE-së dhe NATO-s, do të mbesin të mbyllura deri sa karteli kriminal është në qeverisje. Në BE dhe NATO nuk ka vend për politikanë të korruptuar, politikanë të amnistuar dhe të lirar nga gjyqësia që është partiake. Në BE dhe NATO nuk ka vend për shtete që janë të korruptuara, dhe përfitojnë vetëm kompanitë e kartelit në qeveri. Në BE dhe NATO nuk ka vend për sistem shëndetësor dhe arsimor që fundoset.
Maqedonisë i nevojiten reforma të vërteta, qytetarëve u nevojiten vepra, dhe jo fjalë boshe dhe kapitullime në të gjitha anët. Për të ndodhur kjo, duhet që Zaevi dhe funksionarët e LSDM-së të shkojnë sa më shpejt në pension politik. Vetëm kështu Maqedonia do të fitojë”, thuhet nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/