Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ndryshimi i emrit dhe ligji i gjuhëve janë hipotekat e Zaevit për të ardhur në pushtet

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media edhe një herë ka theksuar se miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe shpallja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas tyre, ndryshimi i emrit të shtetit dhe sjellja e Ligjit për gjuhët janë hipotekë e Zaevit për të ardhur në pushtet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Lufta e kësaj gjenerate është me errësirat e Zaevit, i cili me forcë po e sjell dygjuhësinë në Maqedoni. Ndryshimi i emrit të shtetit dhe dygjuhësia janë hipotekat Zaevit, për të cilat erdhi në pushtet pa fitore në zgjedhje edhe me shkeljen e vullnetit të qytetarëve. Zaevi nuk ju premtoi qytetarëve ndryshimin e emrit, Kushtetutës dhe dygjuhësinë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja mënyrë që qytetarët të dalin nga errësira e pushtetit aktual./Telegrafi/