Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Musliu për ndihmës të tij ka angazhuar një person nga një organizatë joqeveritare (Video)

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet zëdhënësit të tyre, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp akuzojnë drejtorin e Agjencisë për zbulim, Erold Musliun se po zbaton eliminime politike ndaj gjithë kuadrit operativ.

“Sipas informatave që kemi, në vendin e ndihmësit të tij ka emëruar një person që deri tani ka qenë i angazhuar si hulumtues projekti në organizatën joqeveritare ‘Neksus'”, tha Stoilkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai pyeti Pendarovskin nëse kryetare e kësaj organizate është bashkëshortja e Musliut dhe nëse ‘Neksus’ gjendet në adresën e Musliut që është formuar para dy viteve.

“Kjo organizata joqeveritare, sipas të dhënave publike, gjatë periudhës së kaluar ka marrë pjesë në gara për projekte për parandalim nga radikalizmi dhe deradikalizmi i terroristëve dhe radikalëve fetarë. Aktivitet projektuese të kësaj OJQ i ka zbatuar Vasko Shutarov, ish këshilltar për terrorizëm, i cili tani është avancuar në nivelim më të lartë si falënderim nga Musliu”, tha Stoilkovski.

Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të kontrollojë këtë rast për shkak se përbën konflikt interesash./Telegrafi/

Exit mobile version