Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj incidentit në Shuto Orizare ku u rahën dy policë, dhe thonë se gjendja në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Nga atje thonë se nga opinioni po fshihen motivet dhe detajet për pjesëmarrësit, me çka, siç thonë, jepet mundësi për dyshime se përsëri gjykimi për ngjarjen do të jetë politik dhe jo i drejtë.
“Shpjegimet qesharake të Oliver Spasovskit janë një tragjedi në vete. Pyetjet që janë me interes për opinioni janë si më poshtë: A janë sulmuesit kundër policëve edhe punonjës të policisë, por edhe persona të lidhur me kryetarin e tanishëm? A është e vërtetë që në mesin e të paraburgosurve ka zyrtarë policorë nga drejtoria i gjashtë? A janë legjitimuar ata, domethënë a kanë vepruar në mënyrë zyrtare, ose, siç thotë Oliver Spasovski, vetëm privatisht?”, pyesin nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/