Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mjekja Shahpaska është shndërruar në shërbëtore të LSDM-së

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj mjekes Jagoda Shahpaska, duke e quajtir si shembullin më të mirë se si rënohet integriteti profesional i një mjeku, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se Shahpaska është shndërruar në shërbëtore të – siç thonë – fabrikës së aferave të LSDM-së. Më tej, kjo parti akuzon LSDM-në se përdor taktika nekrofile dhe keqpërdor njerëz me probleme shëndetësore, për të fituar pikë politike./Telegrafi/