Telegrafi

OBRM-PDUKM, “miell” para kuvendit për Bogoevskin

Sergej Popov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, sot simbolikisht la një kilogram miell para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas aferës të publikuar në bisede telefonike ku dëgjohet zëri i deputetit Pavle Bogoevski. Nga OBRM-PDUKM i rekomandojnë Bogoevskit se vaji i kanabisit mund të blihet në farmaci.

“Pavle një periudhë të gjatë është i prirë drejt “pluhurit të bardhë” edhe atë tip 500. Prandaj ja ku e ka një kilogram miell cilësor në mënyrë që të mos poshtërohet në të ardhmen nëpër taksi të porositë nga gjysmë grami. Pavle, mielli blihet në dyqan, ashtu sikurse edhe vaj i kanabisit që blihet në barnatore. Familja Zaev mbjell mariuhanë. Pyeti ata. Mos u poshtëro me këso lloj arsyetimesh” deklaroi Sergej Popov nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/