Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mickoski është në dispozicion për të gjithë detajet e hetimit të komisionit Anti-korrupsion

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përshëndetet nisma e komisionit Anti-korrupsion duke theksuar se duhet të hetohen të gjitha aspektet ku ka interes.

“Njëherit e inkurajojmë që me të njëjtin entuziazëm të hetojnë edhe pronën e kryeministrit Zoran Zaev nga nga një pronë mesatare bujqësore arriti të kushtojë disa milionë euro, siç Zaev e ndërtoi ‘Global’ për çka ishte edhe i amnistuar”, thonë nga OBRM-PDUKM duke theksuar se Zaevi u amnistuar në rastin “Ryshfeti” edhe pse shihet në video se si kërkon ryshfet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Komisioni për Antikorrupsion hap dy lëndë kundër Hristijan Mickoskit

Ata thonë se komisioni Anti-korrupsion duhet të hetojë edhe ata të pushtetit, duke kërkuar kështu lejet e shumta për hidrocentrale të zëvendëskryeministrit Angjushev dhe të hetojnë dyshimet e firmave greke të ministrit Mançevski dhe firmat për marihuanë të falmijes Zaev.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në ditën e fundit të fushatës, Zaev keqpërdor institucionet për një marketing politik qesharak për ta mbuluar humbjen.

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski, është në dispozicion për të gjithë detajet lidhur me hetimet”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version