Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mediat e LSDM/Sorosit përsëri gënjejnë

Kështu kanë reaguar nga OBRM-PDUKM pas lajmit të publikuar nga disa media për refuzimin e kandidaturave të Ilir Ajdinit dhe Petrit Saraçinit nga kjo parti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM as i miraton e as i refuzon kandidaturat për anëtarin e pestë – ekspert për komisionin “ad hoc” për kontroll të mediave. Sipas asaj që është pajtuar në “Përzhino”, katër anëtarët e komisionit “ad hoc” vetë e zgjedhin anëtarin e pestë.

OBRM-PDUKM e përkrah punën e këtij trupi dhe zgjedhjen e komisionit “ad hoc” për anëtarin e pestë të cilin do ta bëjnë vetë. Me gënjeshtrat e tilla të lira të Branko Geroski me Plusinfo dhe mediat tjera të LSDM/Soros hyjnë në garë të vdekur me Maktel rreth asaj se kush do ti transmetojë gënjeshtrat e krijuara nga fabrikat e LSDM”, qëndron në njoftimin e OBRM-PDUKM./Telegrafi/