Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se kontrolli i Zaevit ndaj gjyqësisë dhe prokurorisë i amnistoi kriminelët e vërtetë në Maqedoni.
Sipas kësaj partie, me mbylljen e hetimeve për rastin “Haraçi”, Ruskoska ka konfirmuar se është një piun i zakonshëm dhe punon nën diktatin e Zoran Zaevit.
“Mbyllja e hetimit joprofesional pas pesë muajve cirk publik të cilin e ndiqte i tërë opinioni është dëshmi më e madhe se Ruskovska pati një qëllim të vetëm, t’i mbulojë urdhërdhënësit dhe zhvatësit e vërtetë”.
“Të gjithë e dinë se Boki 13 dhe Katica Janeva nuk zhvatën të vetëm dhe se patën mbështetje nga persona udhëheqës nga pushteti”.
“Drejtësi në Maqedoni duhet të ketë. E vërteta do të dalë në sipërfaqe dhe të gjithë të involvuarit një ditë do të përgjigjen për të gjitha veprat e kryera penale”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/