Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mbyllja e hetimeve për Janevën është dëshmi se Ruskovska mbron porositësit

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM deklarojnë se prokurorja Vilma Ruskovska është vetëm një mjet i kryeministrit Zoran Zaev.

“Mbyllja e hetimit për rastin ‘Haraçi” dhe mbyllja e zinxhirit të zhvatësve me Katica Janeva do të mbulojnë gjurmët që dërgojnë drejtpërdrejt në krye të qeverisë.

Për muaj, gati një vit të tërë, të gjitha inteligjencat financiare, shërbimet e sigurisë dhe Prokuroria Publike në lidhje për haraçin milionësh. Dhe, studentët e shkollave juridike janë të vetëdijshëm se haraçi milionësh, i cili ka zgjatur me muaj, nuk mund të bëhet pa dijeninë e kreut të pushtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Mbyllja e hetimit për Katica Janevës, thonë nga OBRM-PDUKM, është dëshmi se Ruskovska tërë kohën ka kërkuar vetëm mënyrën se si t’i shpëtojë porositësit dhe haraxhinjët e vërtetë./Telegrafi/

Exit mobile version