Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Mbyllet qendra e vetme emergjente për fëmijë

E vetmja qendër emergjente për fëmijë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nuk funksionon më dhe këtu trajtohen rastet më të vështira pediatrike nga i gjithë vendi, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Këtu u shtrohen pacientët të moshës më të re që kërkojnë izolim dhe shtrimin në spital, fëmijë me infeksione të rënda, kushte urgjente në pediatri, në mesin e të cilëve edhe sindroma toksike streptokok, një lloj streptokoku shumë virulent që në disa vende ka rezultate mjaft vdekjeprurëse.

Për këtë situatë alarmante punëtorët shëndetësorë kanë reaguar deri te Komisioni Shëndetësor të OBRM-PDUKM-së.

U bëjmë thirrje autoriteteve shëndetësore për rishqyrtimin e menjëhershëm të vendimit me të cilin u hoq Qendra e vetme Emergjente e Fëmijëve, e hapur pikërisht për këtë funksion me aparatura moderne, me ndihmën e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar- TIKA, ndërsa donacioni ishte ekskluzivisht për këtë qëllim – Qendra Emergjente e Fëmijëve një qendër unike në vend në shëndetin publik. Ndërsa kjo nuk funksionon më”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUM-së./Telegrafi/

Exit mobile version