Telegrafi

OBRM-PDUKM: Masat e LSDM-së nuk ofrojnë ndihmë reale

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se masat e pushtet sjellin vetëm varfëri dhe mbyllje për shumicën e ndërmarrjeve të mesme.

“Për shkak të LSDM-së, Republikën e Maqedonisë e pret një apokalips ekonomik. Pamundësia e pushtetit të LSDM-së për t’u marrë me krizën ekonomike, askush nuk po aplikon për të ashtuquajturat masa antikrizë të qeverisë së LSDM-së sepse masat nuk janë të volitshme dhe nuk ofrojnë ndihmë të vërtetë”, thonë nga ORBM-PDUKM.

Ata kërkojnë që “për të mirën e qytetarëve, LSDM menjëherë duhet të pranojë masat ekonomike të propozuara nga ana e tyre”./Telegrafi/