Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se ‘me Republikën e Maqedonisë udhëheq bandë kriminale në krye me kriminelin e amnistuar Zoran Zaev’.
“Buxheti i Republikës së Maqedonisë, paratë e popullit shërbejnë vetëm për pagesën e tenderëve dhe granteve kriminale, për punësime partiake”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti akuzojnë se funksionarët e kësaj, siç thonë ata, Qeveria kriminale nuk punojnë në interes të qytetarëve por për pasurim personal dhe realizimin e interesave të ngushta partiake në dëm të qytetarëve.
OBRM-PDUKM shton se vetëm në Maqedoninë e Zoran Zaevi, Dragi Rashkovski edhe më tej do të mbetet i paprekur.
“Paprekshmëria e tij, e mundësuar nga Prokuroria ‘Ruskoska’ dhe gjyqësia ‘Kacarska’ i jep të drejtë të kërcënojë gazetarë. Koço Angjushev punon vetëm për vete dhe për bizneset e tij. Organizata ndërkombëtare ekologjik ‘Benkvoç’ e ceku Angjushevin se ka ndikuar në miratimin e ligjeve me qëllim që të ndërtojë hidro-centrale të vogla. Banda kriminale në pushtet do të përgjigjet për gjërat e bëra. Secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet për veprimet e veta. Në Maqedoni do të kthehet drejtësia, do të kthehet dita kur Zoran Zaev dhe njerëzit e tij do të shkojnë ne pension politik”, thuhet në njoftimin e partisë./Telegrafi/