Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia nuk do të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në në këtë qershor të këtij viti.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Zaev dhe Pendarovski i gënjejnë qytetarët se në qershor do të fillojnë negociatat për hyrje në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në BE nuk shkohet me gjyqësor të pareformuar dhe prokurori e cila vepron sipas parimit: Zaevi tregon, Ruskovska akuzon, Kacarska dënon. Në BE nuk shkohet me administratë të partizuar, të mbushur me familjarë të funksionarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se vota për Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale është votë për Zaevin dhe votë për rënien e shtetit./Telegrafi/